Mirë se vini te Silcapor Kosova. Për përkrahje na kontaktoni: +381 (0) 290 381 720
Silcapor Kosova
Rruga Dëshmorët e Kombit No 55
Kosovë
Silcapor bën prodhimin poroz-betonit të lehtë të autoklavizuar dhe ju sjell bllokat Silcapor që janë bllokat më të përshtatshëm për ndërtim të lehtë, ekonomik, të qëndrueshëm, rezistues, izolues dhe mbi të gjitha – ekologjik dhe të pastër.
Silcapor është fabrika e vetme në rajon për prodhimin e bllokave termoizolues. Investimet për ndërtimin e kësaj fabrike kanë filluar në vitin 1983 kurse kanë përfunduar në vitin 1988 kur edhe ka filluar prodhimin. Fabrika gjendet në fshatin Doganaj ne Komunen e Kacanikut.
Silcapor ju prezanton organizimin e brendshëm për të treguar seriozitetin dhe kujdesin që i kushtohet Silcapor-it. Kompania përbëhet prej njerëzve të rinjë dhe inovativ që na bëjnë të ecim përpara me hapa të shpejtë.
SILCAPOR-i është teknologji e prodhimit të materialit ndërtimor, që nënkupton asortiment të elementeve në murim me dimensione të ndryshme (gjerësi,gjatësi dhe lartësi). SILCAPORI është me prejardhje minerale inorganike, shprehimisht material me peshë të lehtë ndërtimore, i cili prodhohet në mënyrë industriale, me markë të caktuar të betonit celular.
SILCAPOR - Kursen energjinë, është material i lehtë ndërtimorë dhe prodhohet prej lëndëve të pastërta si rëra e kuarcit, cimentoja, gëlqerja dhe uji. Është produkt me kualitet të lartë, i prodhuar në Kosovë me teknologji Suedeze i cili përmbush standardet ndërkombëtare për prodhim tëpastërt ekologjik
Më shumë informata?
Nuk po arrini të gjeni informacionin e dëshiruar? Ju lutemi na kontaktoni përmes faqes tonë kontaktuese dhe dikush nga departamentet tona to t'ju ndihmoj